
Kjo është vila e Artan Muçës që u zbulua nga policia e Tiranës pasi tre persona dyshohet se kultivonin kanabis dhe e bënin gati për shitje.
Aty u kapën 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.
Kujtojmë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtëpia jeshile” u arrestuan shtetasit Ervin Prifti alias Ervin Beti alias Ervin Preni, Artan Muça, dhe Gentian Muça.