Gratë naftëtarëve kanë hyrë në ditën e 8-të të grevës së urisë në Ballsh. Grevistet i janë përgjigjur edhe kërkesës së kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se ato nuk gënjehen me fjalë boshe. Madje ato i kanë drejtuar një kërkesë Kryeministrit Rama që të shkojë në ambientet e grevës së bashku më një grup negociator dhe të bisedojë me to. Ato janë shprehur se duan vetëm paratë e tyre të fituara me gjyq dhe se nuk u intereson fare uzina e Ballshit.
“Nuk gënjehemi me fjalë boshe, kryeministrit ja kemi bërë të qartë. Ne duam pagat tona. Rama të vijë këtu. Kemi probleme shëndetësore. Në duam 13 pagat dhe mund ta lëmë grevë. Kërkojmë paratë tona, jam e pamundur pasi nuk kam drita, nuk kam ushqim që të ha. Po nuk morëm pagat nuk do ta lëmë grevën megjithëse jemi të pafuqishme.”- thanë grevistet.