Categories Lajme

VIDEO\ Rama paralajmëron mësuesit dhe infermierët: Vota mos të shkojë në drejtim të paditur

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar infermierët dhe mësuesit e punësuar me portalin shtetëror, se nëse vota e tyre do të shkojë në drejtim të paditur edhe ata mund të shkojnë në drejtim të paditur.

Teksa po përshkruante rrugën Leskovik-Përmet në orët e mbrëmjes, kreu i qeverisë telefonoi ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi për ta pyetur në lidhje me situatën në Durrës dhe zonat përreth kur kanë mbetur pak më shumë se tre javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Rama u shpreh se në Durrës duhet durim për të folur me njerëzit që të mos lëkunden duke përsëritur edhe njëherë tjetër paralajmërimin se nëse ikën PS nga pushteti do të ndërpriten vaksinimi dhe rindërtimi. Ai deklaroi se gjatë kësaj jave do të ulet sërish fasha e moshës së personave që do të marrin vaksinën.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Milva si je
Milva Ekonomi: Mirëmbrëma si jeni
Edi Rama: Unë mirë jam po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik Përmet se po shkoj në Përmet. Një natyrë fantastike por tani ka rënë errësira dhe nuk duket asgjë. Prandaj thashë të bëj disa telefonata. Si duket situata në Durrësin tim të dashur
Milva Ekonimi: Jam në Krujë. Isha në Krujë sot. Dje isha në Durrës. Duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm sidomos te pjesa e të rinjve që kanë hyrë në punë me portalet tona. Janë super entuziast
Edi Rama: Mësuesit dhe infermierët për Shqipërinë kanë hyrë mmeritën e tyre, por çështja është se duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur. Se fillojnë prapë nga e para ata nuk dinë ata gjë tjetër
Milva Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh këtë gjë. Se kanë vuajtur për ta fituar vendin edhe pse kanë dalë mirë
Edi Rama: Uji u hap? Erdhi?
Milva Ekonomi: Uji u hap. Këtu në Krujë kanë bërë tre pilotime. Uji u hap. Është shumë mirë situata dhe ka shumë entuziazëm për këtë gjë.
Edi Rama: Ata nuk kanë pasur ujë gjithë jetën. Edhe këtu në Leskovik po diskutonim që ata nuk pasur ujë gjithë jetën. Këto janë gjëra që po bëhen për herë të parë dhe të fundit. Durrsakët e mi çfarë thonë? Më iku vala tani
Milva Ekonomi: Isha në Thumanë dje. Aty ritmi i rindërtimit po ecin. Ka shumë falënderime për energjinë elektrike. I punonte lavatriçja dhe televizori.
Edi Rama: Po pyes katër herë për Durrësin nuk e di ku më çon.
Milva Ekonomi: Në Durrës është padurimi i rindërtimit. Njerëzit mezi po e presin.
Edi Rama: Durrësi ka edhe volumet më të mëdha me pallate dhe apartamente. Ne në Durrës jemi përqendruar. Edhe një çikë durim duhet. Duhet me i kontaktuar dhe me i folur që të mos lëkunden se ëhëëë, me ata tjerët nuk ka rindërtim, nuk ka vaksinim
Milva Ekonomi: E di sa i rëndësishëm është vaksinimi për ata
Edi Rama: Ku di unë i shkreti
Milva Ekonomi: Po është shumë i rëndësishëm
Edi Rama: Do e ulim fashën këtë javë. Pavarësisht se ata malukatët na e vështirësojnë situatën çdo ditë. Por çfarë t’i bëjmë atyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME