Lajme

VIDEO/ Rama: Sot mbërritën 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur në orët e para të së shtunës edhe dy avionë të tjerë me refugjatë afganë. Kryeministri shkruan në rrjetet sociale se sot mbërritën 275 “të arratisur nga Afganistani fatkeq”. Me pamjet e pritjes nga Rinasi, kreu i qeverisë u uroi shqiptarëve fundjave të qetë.

Postimi i plotë “MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: