Categories Lajme

VIDEO/ Referendumi në Serbi, politikani thyen kutinë e votimit: Pamjet bëjnë ‘namin’ në rrjet

Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e sotëm që po zhvillohet në Serbi dhe ka thyer kutinë e votimit. Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruajnë mediat serbe. Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme.

Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria. Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Sipas të dhënave, gjithsej 12 për qind e qytetarëve kanë shkuar në votime deri në orën 13:00. Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

https://twitter.com/i/status/1482726235872579586

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME