Categories Lajme

VIDEO/ Rimëkëmbja e Vidohovës, fshatit të rrënuar nga tërmeti/Rama: Siç ua premtuam, dimri i gjen në shtëpitë e rindërtuara

Vidohova, fshati i cili u rrënua nga tërmeti, sot jo vetëm që është mëkëmbur, por ka të gjithë premisat e shndërrimit në një fshat turistik, ndihmuar edhe nga bukuritë e rralla natyrore që ofron.

Ashtu sikurse premtoi dhe u veprua me mjaft shpejtësi nga qeveria shqiptare, sot në këtë fshat, shtëpitë e dëmtuara tërësisht nga lëkundjet e atij tërmeti janë ngritur sërish, duke rikthyer shpresën dhe dëshirën e banorëve për të jetuar në këtë vend të mrekullueshëm.

Siç edhe ata vetë shprehen, me shpresë të thyer dhe pak besim se gjithçka do të rikthehej si më parë, sot ata ndihen të gëzuar që shtëpitë i kanë tërësisht të reja, pasi çdo gjë është rindërtuar, që nga muret, çatitë dhe gjithçka tjetër kishte mbetur e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.

Kryeministri Edi Rama ka sjellë dëshmitë e vetë banorëve, të cilëve iu është rikthyer buzëqeshja dhe lotët e gëzimit me të cilat nuk e fshehin dot as mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që iu gjendën pranë në këtë fatkeqësi dhe arritën sot që të rikthejnë jetën në fshat.

“Ne themi çfarë bëjmë, bëjmë çfarë themi,” – shprehet Kryeministri, duke iu referuar premtimit ndaj këtyre familjeve që ky dimër do i gjejë në shtëpitë e tyre të reja.

“Vidohovë, ku në në pak minuta mund të bëheni pjesë e gëzimit të njerëzve të zakonshëm që lotët nuk i derdhin nga dhimbja për shtëpitë që tërmeti i qershorit ua rrënoi, por nga gëzimi që nuk u lanë vetëm.  Siç ua premtuam, dimri i gjeti në shtëpitë e rindërtuara,” shprehet Rama.

Në këtë fshat që ndodhet në rrethin e Devollit, janë ndërtuar në një kohë rekord rreth 10 shtëpi të reja, ndërsa 19 të tjera janë rikonstruktuar.

“Mbaruan të gjitha punimet. Ndihem shumë e kënaqur. Shteti bëri diçka për mua dhe për të tjerët. S’pandehja që do bëheshin gjithë këto punime. Me shpresë u nisa dhe me shpresë mbarova,” shprehet zonja Merolli.

“Janë bërë të gjitha punimet. Kemi 4 dhoma. Ishte shkatërruar plotësisht,” shprehet zoti Mici.

“Ishim në një katastrofë. Për dy javë shtëpia u ngrit në këmbë. Suvatime jashtë e brenda, çatia komplet. 3 dhoma dhe korridori, u plotësuan të gjitha me tavane me mure, çati, me të gjitha. Nuk më zinte gjumi , tani më duket si ëndërr”; “Ishte katastrofë u ngrit në këmbë prapë,” thonë dy bashkëshortët e familjes Xhihani.

“Shtëpia ishte e pabanueshme, u bë e banueshme. Për një javë do mbarojmë, do sjellim edhe lulet,” thotë kryefamiljari i familjes Kaso. “Ishim jashtë, një muaj e gjysmë. Erdhën na ndihmuan. Unë për vete jam e kënaqur. Të rregulluara janë të gjitha shtëpitë e tjera të fshatit,” shprehet bashkëshortja e tij.

“Për mua do të jetë një mrekulli, të paktën. Ishte shkatërruar plotësisht. Jam e lumtur që të gjithë na janë gjendur pranë. I falenderoj,” shprehet zonja Sokaku.

E dëgjuar në mbarë vendin për betejat e mëdha që janë bërë, Vidohova tashmë ofron shpresën e kthimit në një fshat turistik. “Kemi shpresën që ky fshat të kthehet në një fshat turistik,” shprehet zoti Hysenlliu.

Vala e tërmeteve, pas Korçës dhe Kolonjës, përfshiu edhe Devollin, ku Vidohova ishte fshati që pësoi më shumë dëme materiale. Ato u llogaritën me shpejtësi dhe menjëherë filloi puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara, duke bërë që sot banorët të gëzojnë shtëpitë e tyre të reja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME