Categories Bota, Lajme

VIDEO/ Rrëmben 18-vjeçaren me të cilën do martohej, i riu thotë se tradita “vjedhja e nuses” praktikohet ende

Pamje shokuese të publikuara së fundmi tregojnë momentet kur një burrë ka rrëmbyer vajzën 18-vjecare me të cilën donte të martohej, sipas traditës mesjetare të njohur si “vjedhja e nuses” – kur ajo kishte refuzuar të pranonte.

Tre burra shihen që marrin “të paketuar” Bella Ravoyan nga një pallat banimi në Tambov, të Rusisë qendrore, për ta vendosur në makinë e dërguar më pas në Nizhny Novgorod, raporton rrjeti vendas East2West.

Rrëmbyesit e saj u identifikuan më pas nga policia si i dashuri i refuzuar 20-vjeçari Amik Shamoyan, babai i tij Oganes, 48 vjec, dhe vëllai Alo, 24 vjeç, raporton Top Channel.

“Amik ishte i dashuruar me vajzën prandaj familja e rrëmbyen,” tha një i njohur i çështjes për mediat lokale.“Babai i Bella ishte ankuar në polici prandaj ata e kthyen nusen në shtëpi, edhe Amik u dorëzua vetë në polici,” shtonte personi.

I refuzuari kishte pranuar pengmarrjen, sipas rrjetit East2West.

Në një tjetër video shihet babai i Bella që kërcënon me një pistoletë në dorë në kafenenë në pronësi të familjes së pengmarrësve.

Zyrtarët thanë se Oganes e Alo mbeten në kërkim, ndërsa përballen me deri në 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Mediat përshkruanin rrëmbimin si një stil mesjetar martese i njohur si “vjedhja e nuses” që ende praktikohet në disa zona të vendit.

Autoritetet thanë se janë ende në kërkim të dy pjesëmarrësve në rrëmbim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME