Lajme

Video/Rruga Llakatund-Mekat-Beshisht në kushte skandaloze

Edhe pse janë rregulluar shumë rruge urbane dhe interurbane, disa rrugë janë lënë në mëshirë të fatit.

Siç na bëjnë me dije banorët që kalojnë në rrugën Llakatund-Mekat-Beshisht, kjo rrugë ndodhet në kushte skandaloze. Shumë herë janë bërë premtime se do të rregullohet, por ende nuk është vënë dorë mbi këtë rrugë.

Banorët shprehen se ka dal dy herë fondi për rregullimin e kësaj rruge, e cila është vetëm 2 kilometra, por të dyja herët nuk është bërë asgjë. Madje dhe tabelat e investuesve janë hequr. Në tabelë thuhej se rruga do të bëhej deri në fshatin Beshisht, por rruga u rregulluar deri në Llakatund dhe më pas tabela u hoq.

Para një viti banorët e kësaj zone mblodhën vetë disa të ardhura për të shtruar rrugën me zhavorr dhe për të zvogëluar sado pak gropat në rrugë, por që kjo ishte një zgjidhje e përkohshme.  Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të bëjnë diçka sa më shpejtë për këtë situatë

Sot kjo rrugë vazhdon të jetë e prishur dhe e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve./vloranews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close