Lajme

VIDEO\ Sarandë, arrestohen 4 persona

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme 4 shtetas, pjesë e një grupi kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës. Dritan Delishi, 35 vjeç, Litavit Laçi, 23 vjeç, Ylli Daci, 29 vjeç dhe Flori Bardhi, 37 vjeç u kapën nga uniformat blu duke transportuar 9 ki logramë k anabis drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër. Ndërkoqë që po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të katër personave të ar restuar në flagrancë i kaluan prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI ZYRTAR Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe g oditjen e veprimtarisë k riminale të t rafikimit të l ëndëve n arkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Dritan Delishi, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë; Litavit Laçi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë; Ylli Daci, 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë; Flori Bardhi, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës n arkotike k anabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë na rkotike k anabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L. dhe F. B., gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari k riminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close