Lajme

Video\ Sazani mori flakë/ Zjarrfikësit dhe ushtria luftë me zjarrin, ç’ po ndodh në ishullin turistik

Vijonë për ditën e dytë flakët në ishullin e Sazanit teksa dëmet e lëna pas nga zjarri i madh i filluar ditën e djeshme në orët e mëngjesit janë të mëdha Ashtu si dhe dje sot po digjen sërish shkure dhe pemë në zonë.

Gjithashtu egziston dhe rreziku i plasjes së municioneve ushtarake të cilat kanë mbetur të groposura vite më parë kur Sazani ishte bazë ushtarake.

Nuk mendohet të ketë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve ndërhyrjet do të jenë vetëm nga toka nën pretektin se është bazë ushtarake, zjarrfiksave dhe ushtarve që po luftojnë me flakët nuk i lejohet më dërgimi i videove dhe fototve prej ishullit .Burimet bëjnë me dije se disa ushtar që kanë dërguar video dhe foto në media kanë kaluar në komisionin e disiplinës ushtarake.

Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close