Lajme

VIDEO\ Shihni si po përhapen flakët në Lagunën e Nartës, zjarri pranë depove të naftës

Pas Karaburunit dhe Radhimës aktivizohet një vatër e re zjarri në Lagunën e Nartës në Vlorë. Në pamjet e siguruara nga Vlora News shihet se si flakët po përhapen me shpejtësi të madhe në zonë, shumë pranë depove të naftës për të cilat nuk dihet nëse kanë rezerva brenda apo janë bosh dhe zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Raportohet se puna e zjarrfikësve për momentin është e fokusuar në shuarjen e flakëve që rrezikojnë banesat pranë puseve të naftës. Mësohet se era është favorizuese për përhapjen e shpejtë të flakëve në zonë dhe banorët e zonës po u vijnë në ndihmë zjarrëfikësve për të shuar zjarret.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: