Lajme

VIDEO\ Shkrumbohet autobusi që transportonte punëtorët e një fasonerie në Vlorë

Një autobus që transportonte punonjësit e një fasonerie ka marrë flakë rreth orës 06:50.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës, ku ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close