Një makinë është shkrumbuar totalisht në Tiranë, në zonën e Liqenit Artificial, në Unazën e Madhe.
Mjeti është djegur i gjithi dhe policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Ndërkohë, pak më tutje, ka ndodhur një aksident, përkatisht te mbikalimi i Saukut, po në Unazë të Madhe,ku jane perplasur dy makina.