Categories Lajme

Video/ Shtëpia e barit në një pallat në Durrës, arrestohet 23-vjeçari që e kishte marrë me qira

Arrestohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim si autor i kultivimit të kanabisit të zbuluar në një apartament në Durrës.

Në kuadër këtij operacioni, më datë 13.12.2021, shërbimet e Policisë të DVP Durrës, zbuluan në katin e dytë të një pallati, një apartament të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe sekuestruan pajisjet elektrike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

-I. A., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, te marrë me qira prej këtij shtetasi dhe të shkatërruar nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, më datë 13.12.2021, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent”.

Në apartament u gjetën dhe u sekuestruan në ambientet e apartamentit, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME