Categories Lajme

VIDEO\ “Shtëpia e barit” në Vlorë, pas pronarit arrestohen 2 elektricistët e faturisti

Ka shkuar në 4 numri i personave të arrestuar pas zbulimit të shtëpisë së barit ditën e djeshme në Vlorë. Sot janë arrestuar Elmaz Elmazi 33 vjeç, Erand Malkaj 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe Marsel Rrapaj 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga Anest Rrapaj 40 vjeç që ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike. Rrapaj u arrestua dje kur u zbulua shtëpia e barit me 30 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme.

Njoftimi i policisë; Vijon operacioni policor i koduar “KUSHTRIMI”. Shkon në 4 numri i të arrestuarve. Një ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,  specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe  M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike ca nnabis sativa në kushte laboratorike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME