
Vajzat “vip” të Tiranës, përveç operacioneve në trup, duket se kanë nevojë për operacione edhe në kokë.
Kjo, pasi po kërkojnë me çdo lloj forme bujën dhe vëmendjen nga njerëzit.
Së fundmi, Megi Pojani me motrën e saj Marsi Pojani, kanë tejkaluar çdo imagjinatë, duke bërë një video në varreza.
Nuk merret vesh mirë se çfarë janë duke bërë, por shihet qartë se si tallen, në vendin e fundit ku mund t’i shkojë njeriut për ta bërë një gjë të tillë.
Si çdo gjë tjetër edhe këtë vizitë në varreza ato e kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale. Por ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve është se si motrat Pojani janë tallur në varreza. Vetë Marsela ka publikuar një video ku tregon Megin teksa ‘pastron’ varrin, qesh, kërcen dhe tallet para familjarit të tyre të ndjerë.