Categories Lajme

VIDEO/Të dehur në timon e pa patenta, policia kap 23 shoferë gjatë fundjavës

Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë kontrollesh gjatë fundjavës, duke ndëshkuar kështu drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat. 16 shoferë të dehur dhe 7 të pa pajisur me patentë u arrestuan.

Po ashtu shumë të tjerë u penalizuan me gjoba dhe heqje të patentave.

“Edhe kete fundjave, perpos angazhimeve te shtuara, pergjate gjithe javes, nuk kane munguar kontrollet e shtuara nga Rrugoret e kryeqytetit gjate fundjaves, ne rruget urbane dhe interurbane, me burime njerezore mbi kohen normale si dhe me te gjitha pajisjet speciale ne perdorim, si Drager dhe Radar per matjen e shpejtesise, me qellim kontrollin dhe ndeshkimin e shkeljeve qe mbeten rrezik serioz per sigurine rrugore, kryesisht ne fundjave, si dhe per evidentimin dhe ndeshkimin e drejtuesve te mjeteve qe drejtojne mjetin nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur.
Prezenca e sherbimeve ne terren, kontrollet racionale me objekt shkeljet e rregullave qe perbejne rrezik potencial per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges, reflektojne edhe nivelin e parandalimit te ngjarjeve rrugore, ku edhe kete jave nuk eshte rregjistruar asnje ngjarje e rende rrugore me pasoja fatale per jeten e perdoruesve te rruges.

Gjithashtu ne funksion te kontrolleve policore, jane konstatuar:
• 16 drejtues mjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur.
• 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti dhe motomjeti te papajisur me leje drejtimi.
• 47 leje drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti mjeti nen efektin e alkoolit.

• 63 leje drejtimi te pezulluara per shpejtesi mbi normat e lejuara.
• 145 drejtues mjetesh te ndeshkuar per perdorim celulari.
• 212 drejtues motomjetesh te ndeshkuar per mosperdorim te kaskes mbrojtese.
• 110 drejtues mjetesh per mosdhenie perparesie ndaj kembesoreve ne vendkalimet e tyre.
• 13 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie vecanerisht ne qendrat e banuara dhe gara me shpejtesi.
• 32 mjete te ndaluara administrativisht per detyrime administrative te pashlyera.
• 12 mjete me targa rregjistrimi te nje shteti tjeter, shoqeruar per verifikim nga strukturat e tjera policore ne DVPT.
• si dhe jane vendosur 2115 masa administrative per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon per me shume kujdes, vecanerisht ne zonat malore, qe karakterizohen nga kushte atmosferike 🌧❄.”, – thuhet në postimin e Policisë në ‘Facebook’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME