Categories Lajme

VIDEO/ “Të gjithë në tokë me duart pas koke, jemi policia”! Qeni i bandës braziliane të drogës i “bindet” urdhrit, shtrihet pranë narkotrafikantëve

Momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge në Brazil u shtri në tokë përkrah kriminelëve gjatë një operacioni të policisë vendase, është filmuar në kamera dhe video është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Policët e narkotikëve arrestuan tre burra në një depo droge në Hortolandia, shteti i Sao Paulos dhe pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë me fytyrë poshtë në dysheme dhe me duart e lidhura me pranga pas shpine.

Edhe Rottweiler masiv i bandës vendosi “të dorëzohej” gjithashtu duke u shtrirë në tokë pranë tre të dyshuarve.

Ndërkohë, oficerët sekuestruan 1,176 kallëpe që në total përbënin 1,1 ton marihuanë. Sipas Policisë së Narkotikëve, droga ishte dërguar në këtë depo nga Campo Grande, shteti Mato Grosso do Sul, por lëvizjet ishin monitoruar dhe grupi u godit kur mbërriti dërgesa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME