Categories Lajme

VIDEO/ Të moshuarit pre e mashtrimit me inceneratorët/ Rruzhdije Meta: S’dinim asgjë! S’kemi shtëpi, e jo më biznese

Një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë padrejtësisht në evazionin gjigand financiar të inceneratorëve. Sipas dokumentave figuron se çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal. Për Syri Tv, znj. Meta mohon njohjen me përsonat që mund t’i kenë përfshirë, duke theksuar se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi nuk është e vetmja pre e skemës gjigande financiare të inceneratorëve, ku dëmi i shkaktuar nga evazioni fiskal përllogaritet në 189 milionë dollarë. Edhe çifti i të moshuarve Ruzhdije e Shkëlqim Meta, rezultojnë të jenë viktimë e kësaj skeme. Syri Tv ka arritur të kontaktojë me çiftin e të moshuarve, të cilët rezultojnë në kushte të vështira ekonomike, e për më tepër pa një shtëpi ku mund të strehohen. Ruzhdije Meta pohoi se lajmin se ishte biznesmene që kishte blerë kompani që kishte kryer transaksione 30 milionë euro e kishte mësuar vetëm nga televizori, e nuk kishte dijeni se kush mund të jenë personat që kanë bërë këto veprime.

Por teksa çifti i të moshuarve, janë të detyruar nga kushtet ekonomike që të strehohen në shtëpinë e të afrmit të tyre, e në pamundësi për të ngrysur jetën, në dokumentet shtetërore rezultojnë biznesmenë të suksesshëm, të paktën sipas falsifikimit që iu ngarkoi atyre kompanitë me vlerë 30 milionë euro.

Nga ekstraktet e siguruara nga Qendra Kombëtar e Biznesit, rezulton se Ruzhdije e Shkëlqim Meta kanë blerë dhe më pas shitur aksione të kompanive “ELVIS-03 GROUP” dhe “ELVIS CO”.

Shitjet në fjalë sipas dokumetave të QKB, rezultojnë të kenë ndodhur në vitin 2020 (dokumenti 1 faqja 6). Kompanitë janë regjistruar me adresë në Lezhë, Laç e Mamurras, teksa vazhdojnë të jenë aktive, por listuar me flamur të kuq.

E për më tepër Ruzhdie Meta rezulton e punësuar dhe i janë paguar kontributet nga kompania Elvis 03 për periudhat janar-gusht 2017 dhe në muajin janar 2020, që janë edhe periudhat kur janë kryer këto transaksione.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME