Lajme

VIDEO\ Të shtëna me armë në Elbasan, qëllohet makina në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, teksa një makinë është gjetur e bërë shosh nga plumbat. Nuk raportohet për persona të lënduar paraprakisht.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, tek kryqëzimi i Urës së Zezë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Pak metra më poshtë vendit ku janë dëgjuar të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara, si dhe targat janë deklaruar të vjedhura në Durrës më datë 18.04.2021. Mjeti është i braktisur.

Deri më tani nuk kemi të dhëna për dëme në njerëz. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën si dhe po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE  Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close