Categories Lajme

VIDEO/ Tensione dhe sherre në Kuvendin e Malit të Zi, deputeti serb bën thirrje për lu.ftë

Tensione, debate dhe dhunë ka pasur në seancën e fundit në Kuvendin e Malit të Zi, pas diskutimeve për ligjin për Liritë Fetare. Pas debateve, në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit nxorën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare. Deputetët u shoqëruan më pas në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë. Po kështu një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e shtetit të tij. Në seancën e djeshme, kryetari i Kuvendit, Brajoviç kërkoi që deputeti Mandiç të mbajë llogari dhe përgjegjësi se po bën thirrje për luftë. Më pas në Kuvend u votua ligji për liritë fetare edhe u refuzuan ndryshimet e paraqitura nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe (SPC).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME