
Ndërkohë që e gjithë vëmendja është e përqëndruar në protestën e studentëve në Tiranë, në jug të vendit, në Himarë, ka patur tensione midis banorëve dhe IKMT-së.
Fadromat kanë mbërritur në disa banesa për t’i shkatërruar, në kuadër të planit urbanistik, por ky vendim është kundërshtuar nga banorët. Në videon e mbërritur në redaksinë e Vloranews tregojnë momentet e përplasjes së banorëve me punonjësit e IKMT-së./vloranews.al