fbpx
Lajme

VIDEO/ Tentoi të shmangte përplasjen, përmbyset makina në aksin Ersekë-Korçë, ja si shfaqet gjendja e të dëmtuarve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Ersekë-Korçë, ku një automjet në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur. Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy personat të cilët po udhëtonin në automjetin që u përmbys. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, automjeti është përmbysur në anën e rrugës, ku në krah të tij duken të dëmtuarit në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Njoftimi i plotë i policisë: Kolonjë/Informacion paraprak Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:05, në fshatin Mollas, shtetasi L. L., rreth 42 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar një mjet tip triçikël, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e drejtuesit, shtetasja S. L., rreth 39 vjeçe dhe B. K., 63 vjeç, banues në Korçë, pasagjerë në mjet. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. L., do të kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button