fbpx
Lajme

VIDEO/ Thyhet pema në Radhimë dhe bie mbi çadrën me plazhistë

Ditën e sotme një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin e Radhimës ku si pasojë e thyerjes së një peme dhe rënies së saj mbi çadrat e pushuesve janë lënduar lehtë dy persona si dhe është dëmtuar në pjesën e përparme një automjët i parkuar aty pranë. Siç shihet dhe nga pamjet moti është i qëndrueshëm dhe pa erë çka na le të kuptojmë se pema mund të jetë thyer si pasojë e peshës së saj ose e kalbjes natyrale. Kjo ngjarje ka shkaktuar panik fillimisht tek pushuesit të cilët kanë mbushur plazhin e Radhimës në këto ditë të nxehta, por më pas çdo gjë ka vijuar normalisht për pushuesit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button