Lajme

VIDEO\ Tiranë/ 20 vjeçarja me urgjencë në spital, mjekët habiten me atë që i nxjerrin nga trupi

Realizohet me sukses nxjerrja e trupit të huaj (gjilpërë me kokë) nga niveli i porcionit të tretë duodenal. Pacientja e moshës 20 vjeçare paraqitet në urgjencën e Spitalit Hygeia, pasi kishte gëlltitur një trup të huaj (gjilpërë me kokë).

Pas ekzaminimeve paraprake, pacientja i nënshtrohet menjëherë ekzaminimit endoskopik, ekzaminim ky që u realizua nga mjeku gastroenterolog, Dr. Plarent Kapo.

Gjatë ekzaminimit endoskopik në stomak dhe duoden nuk arrihet të evidentohet prezenca e trupit të huaj pra e gjilpërës, por duke përparuar më tej endoskopikisht, në nivel të porcionit të tretë duodenal.

(në jejunum, që është pjesa e sipërme e zorrës së hollë), mjeku arrin të evidentojë trupin e huaj dhe me ndihmën e “grasping forceps”

arrin të kapë gjilpërën dhe të realizojë me sukses nxjerrjen e saj pa krijuar trauma në zorrë, stomak dhe ezofag, duke mënjanuar kështu edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: