fbpx
Lajme

VIDEO/ U ngjit në maje të palmës për t’i krasitur degët, burri rrezikon jetën nga ‘shkundjet’ e fuqishme të pemës

Një kopshtar i cili ishte ngjitur në maje të një palme për ta krasitur ka rrezikuar jetën në momentin kur i preu disa degë të palmës. Ky moment rrëqethës është filmuar dhe publikuar në internet. Bëhet fjalë për një burrë nga San Bernadino të Kalifornisë, i cili nuk hezitoi të ngjitet në maje të palmës për ta krasitur dhe t’i largojë disa degë që ishin dëmtuar nga erërat e forta.

Por në momentin që këputi degët, palma lëvizi në anën e kundërt sikur të ishte shkop gome, dhe burri që ishte në të për pak sa nuk u rrëzua në tokë nga 30 metra lartësi. Për fat të mirë ai arriti të mbahet mirë dhe t’i rezistoi “shkundjeve” të fuqishme, dhe pas pak minutave të zbret në tokë pa ndonjë lëndim në trup.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button