Lajme

VIDEO\ U qëllua nga një makinë me targa të huaja, vritet 41-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Vlorë dhe raportohet për një viktimë. Sipas të dhënave të para, i vrarë ka mbetur 41-vjeçari Leartiad Lekaj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kishës Ortodokse dhe policia pritet të japë detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku ndaj të riut është qëlluar me breshëri nga një makinë me targa të huaja.

Lekaj gjendej duke drejtuar motorin, dhe raportohet të ketë shkëmbyer vazhdimisht zjarr me pasagjerët e automjetit derisa ka gjetur vdekjen.

Burime bëjnë me dije se në makinë kanë qenë 3 persona, ende të paidentifikuar.

Sakaq, Policia ka nisur pika kontrolli në pikat kyçe të qytetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close