Lajme

VIDEO/ U rrëshqiti këmba dhe ranë në humnerë, publikohen pamjet, turistja dhe dy fëmijët nisen drejt Traumës

Ministri Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga momenti i shpëtimit të turistes gjermane dhe dy fëmijëve të saj, të cilët ranë në humnerë teksa vizitonin Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë.

Ministri i Mbrojtjes teksa shkruan se gruaja dhe dy fëmijët, kishin rrëshqitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike Shpellën e Pëllumbasit.

“Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës”, shkruan ministri Peleshi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close