Lajme

VIDEO/ Vjedhje e çuditshme në Cërrik, autorët nuk kursejnë as ‘rrotën e djathit’

Një çift të moshuarish kanë denoncuar në emisionin Stop vjedhjen e banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik në lagjen Nr.3 më 2 Mars 2021.

Bëhet fjalë për çiftin Tahir dhe Sabire Sulmina. Dy të moshuarit ishin larguar në një fshat, pasi u kishte ndodhur një fatkeqësi, kur u ndodhi grabitja në banesë.

Ata thonë se grabitësit kanë marrë mbi 1300 Euro, bizhuteri me vlerë, rroba, ushqime madje dhe një rrotë djathi. Kamerat e shtëpisë kanë fiksuar dy persona, njëri me maskë për Covid dhe me kapuç, tjetri me maskë për Covid dhe kapele me strehë. Njëri ruan me pistoletë, tjetri kryen vjedhjet në banesë dhe sendet e vjedhura i fusin në çanta.

Çifti i të moshuarve tregon se grabitësit shkuan në banesën e tyre sapo ata ishin larguar. Sabire dhe Tahir Sulmina kanë frikë për jetën e tyre. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk guxon të dalë as në oborr. Ndërsa përmend një emër për të cilin dyshon se ka lidhje me grabitësit dhe sipas saj është personi që i informoi.

Sabire Sulmina: Më 2 Mars unë rregullova bagëtitë e mia, gjelat e detit, pulat i futa brenda në kasolle, edhe një motor që kishte burri. Në orën 11:03 dolëm deri poshtë te rruga. I hipëm furgonit dhe ikëm. Na kanë vjedhur rrobat tona më të mira që kishim të dasmave, edhe na kanë vjedhur 1370 Euro plus një rrotë djath, 1 kg kafe, aparatet e diabetit, aparatet e tensionit. Nuk kanë lënë gjë këtu pa marrë. Bizhuteritë m’i kanë marrë, dy palë vathë edhe 1 varëse. Ndihem e pambrojtur nga shteti, mua më duket sikur m’i ka sjellë shteti. Policia ha e pi birra nëpër klube me shokët e atyre që janë lekista, unë s’kam lekë t’u jap, unë jam e sëmurë për veten time. Unë kam frikë të rri në shtëpinë time, kam mall të dal në oborr, kam mall për atë Zot të dal në oborr, kam mall të shoh Diellin, por rrimë brenda në shtëpi, na marrin fëmijët 3-4 herë në ditë në telefon.

Tahir Sulmina: Unë nuk e njoh. Njëri është i dukshëm se nuk ka maskë. Njëri është shumë i dukshëm dhe shumë i pashëm. Shteti mund ta nxjerri.

Sabire Sulmina: Ata janë në lagje, kalamajtë e lagjes tonë janë, po janë të rritur nga 25-30 vjeç. Janë të gjithë të lagjes, hajdutë kanë qenë më përpara. I ka studiuar lëvizjet, se unë pata njeriun 11 ditë këtu, Fadil Barjamin. Edhe atë ditë Fadil Bajramit i kam thënë do ikim në Elbasan për të thyer lekët.  Kur ne ikëm, ka ardhur ai këtu, s’na ka gjetur neve… ai është më bashkëpunuesi me ata. Ai e di shtëpinë time, ku është luga e ku është piruni. Ky, atë që mendoj unë atë me pistoletë, e ka nip. E mora atë e fiku telefonin, vajti policia e gjeti me telefon fikur. Ai iku s’u duk më këtu. Ankesa e të moshuarve është se Policia e Cërrikut veproi vetëm një herë, kur ndodhi vjedhja, dhe më pas asgjë nuk është bërë dhe ata nuk kanë informacion se në cfarë faze është hetimi i kësaj çështje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: