Categories Lajme

VIDEO-EMRAT\ Vlorë, dronët zbulojnë të mbjellat me “HASHASH” në thellësi në zonën e “Ujit të Ftohtë”, 2 në pranga

Vlorë,  Vijojnë kontrollet me dron, për evidentimin dhe g oditjen e tentativës për kultivim të bimëve n arkotike. Si rezultat i këtyre kontrolleve me dron, në një terren të thepisur dhe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë, është g oditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve na rkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë Serdjan Barjamaj 34 vjeç dhe Besmir Zotaj 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Gjatë mbajtjes nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë është organizuar puna për kapjen e dy shtetasve, të cilët bazuar dhe në pamjet filmike të dronit, ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabis.

Menjëherë është ndërhyrë nga forcat e Policisë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasve S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë kanabis në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar ca nnabis s ativa. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME