Mëngjesin e sotëm një fushë e mbetjeve urbane në lagjen “Kushtrim” në Vlorë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm.
Burime bëjnë me dije se tymi ka mbuluar gjithë zonën e mbetjeve dhe se në vendngjarje kanë arritur dy makina zjarrfikëse.
Mësohet se vatra e zjarrit ka qenë aktive që mbrëmjen e djeshme por flakët kanë nisur të përhapen masivisht që në orën 7 e 30 të këtij mëngjesi dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.