
Në Beograd u mbajt dje panairi i prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në panair ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Por duket se panairin e ka shfrytëzuar më shumë Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb e ka marrë seriozisht për të provuar sa më shumë lloje të verërave.
Në rrjet janë bërë virale videot në të cilat Vuçiç shihet në qejf. Në një rast, teksa ka në dorë një gotë me verë të cilën tenton ta provojë, ndërhyn këshilltarja e tij dhe ia merr gotën për ta provuar dhe më pas tenton ta lërë diku larg presidentit.
Por presidenti serb reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Vuçiç më pas ankohet duke thënë se kryeministri i Shqipërisë s’ka pirë asgjë.
Pijani Vucic šikanirao svoju savetnicu, koja je pokušavala da mu otme čašu i da ga urazumi. Da pazi i da može napraviti skandal, pošto je bio vidno pijan..
Vučić je oteo nazad njegovu čašu, a njoj rekao da se skloni od njega, kada ga je uhvatila pod ruku da ne padne.. pic.twitter.com/N4woDKZTjq— Aleksandar R – Feljton.rs (@FeljtonRs) September 1, 2022