Ndërsa kryeministri Rama po mbante një fjalë tallëse ndaj Sali Berishës në foltoren e Kuvendit, ky i fundit me një qeshje ironike në buzë ishte i përqëndruar në telefonin e tij.
Berisha po e mbante telefonin në një pozicion që të ndez ndjenjën e kureshtjes. “Çfarë po shikon doktorri?”, “Me kë po flet doktorri?”, do të ishin disa nga pyetjet që do kuriozonin gjithëkënd.
Dhe pikërisht këto pyetje duket se po e mundonin sot Xhelal Mziun, i cili u fiksua nga kamerat e Kuvendit duke rënë kryekëput në grackën e kureshtjes.
Në vend të shihte drejtpërdrejtë Ramën, Xhelali hodhi sytë tinëzarisht mbi supet e Berishës.