Lajme

VIDEO/ Yuri Kim sulmohet në mes të Tiranës, ndërhyjnë truprojat

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është sulmuar nga një qytetar, teksa ka qenë duke ecur në sheshin “Skënderbej”.

Pamjet po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një qytetar i afrohet Yuri Kim dhe i bërtet, teksa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e truprojave, të cilët e kanë larguar.

Mësohet se personi që i bërtet shefes së diplomacisë amerikane në Tiranë është Sokol Sylisufajn, një personazh i njohur për mediat që denoncon shpesh para dyerve të SPAK.

Nuk dihet se për çfarë qytetari i ka kërkuar “llogari” Kim, por në videon e mëposhtme shihet se ambasadorja më pas është larguar duke u futur në xhaminë e Et’hem Beut.

“U krye…Mos e fut aty. Mos e fut aty o Vuçiç”, dëgjohet t’u drejtohet Sokol Sylisufaj, shoqëruesve të Kim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close