Lajme

VIDEO\ Zhvillohet konferenca 2 ditore në Universitetin e Vlorës në kuadër të projektit KnowHub

U organizua në datat 15-16 shtator në Universitetit e Vlores, Konferena e Parë Ndërkombëtare Hibride (fizikish dhe online) për Bashkëpunimin Akademi-Industri për Inovacion – AICI 2022. Konferenca u organizua në kuadër të projektit KnowHub i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

Të pranishem ishinin jo vetëm anëtare të projektit, por gjithashtu, të ftuar nga bota e Biznesit, drejtues te institucioneve locale si dhe staf akademik dhe student nga vende te ndryshme si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Finlanda, Austria, Spanja, Bosnja dhe Herzegovina etj.

Nje kontributë mjaftë të rënedesishem në këtë konferencë dhane dhe Zv Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Vilma Bello, Kryetari i Dhomes se Tregtise Vlore Z. Arben Breshanaj, CEO i Reggina Group Z. Vasil Bedini, project manager i Albanian-American Development Foundation (AADF) Z. Sokol Ymeri si dhe manageri i Coc-Cola Bottling Z. Serdi Selfo, te cilet vlerësuan rrëndesine e bashkepunimit Universitet – Biznes si faktor kyc i zhvillimit ekonomik te qytetit. Përgjate të dy diteve të punimeve të konferencës, të pranishmit patën mundesinë te ndiqnin fjalimet kryesore, diskutimet dhe më shumë se 25 prezantime nga ekspertë, akademikë dhe studentë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close