
Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Zjarri ka rënë pranë një pallati, që ndodhet shumë afër zyrave të ish-komunës Kashar në kryeqytet, raporton gazeta “Shekulli”. Siç shikohet nga pamjet, policia dhe zjarrfikëset kanë hyrë në pallat për të shuar flakët. Flakët kanë shkaktuar dëme materiale.