Lajme

Video/Shqipëra në ‘kaos’ total, bllokohen akset kryesore të vendit

Ndërkohë që banorët e “Astirit” protestojnë prej 37 ditësh, studentët po ashtu prej 7 ditësh radhazi para Ministrisë së Arimit, protestat janë përshkallëzuar në të gjithë vendin.

Qytetarët kanë nisur protestat me karakter ekonomik, shumë prej tyre janë familjarë që kanë një biznes të vogël, të rrezikuar nga falimentimi për shkak të taksave të larta. Po ashtu çmimi i lartë i karburantit, është një nga arsyet që ka nxjerrë qytetarët në rrugë, duke bllokuar akset kryesore nga Veri në Jug.

Në nga akset më të rëndësishme, siç është “Rruga e Kombit” është bllokuar nga qytetarët në Kurbin, dërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në Shkodër e Kavajë, ndërkohë do të bllokohet qarkullimi në rrethrrotullimin e “Bradasheshit” në Elbasan, në autostradën Tiranë – Durrës, rrugët hyrëse në Shkodër, Lezhë etj..

Proteste janë paralajmëruar edhe në qytetete të tjera të vendit, duke e kthyer vendin në një kaos total qarkullimi.

Nga ana tjetër, studentët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Rama, ndërsa ora 16:00 po pafron, dhe në rast se nuk u plotësohen kërkesat, ata kanë paralajmëruar zhvendosjen e protestës para Kryeministrisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close