Categories Lajme

VIDEO\‘Mos dilni nga shtëpia’, Italia jep alarmin për ‘bom bën e ujit’

Veç numrit të infektimeve me Covid-19, që çdo ditë rritet në mënyrë të frikshme, Italia po përballet edhe me një “bombë uji”. Kështu e quajnë mediet vendëse atë që po kërcënon banorët e komunës Crotone. Autoritetet kanë dhënë alarmin në mediet sociale për shkak të së ashtuquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike, me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji.

Vërshimet e befasishme të ujit kanë mbuluar thuajse gjysmën e qytetit. Banorët, të papërgatitur për këtë kapricio të motit duken të trembur edhe për shkak se mendohet që për dy ditët e ardhshme gjendja mund të përkeqësohet. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi “për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar operacionet e mjeteve të transportit”.

Në Calabri u dha alarmi i kuq nga Mbrojtja Civile, me qëllimin që të kihet kujdes maksimal pas reshjeve të rrëmbyera të shiut, të cilat kanë bërë dëme të pallogaritshme. Sipas ekspertëve, jemi vetëm në fillimin e këtij përkeqësimi të motit, i cili pritet të zgjasë deri të hënën. Situata për orët e ardhshme mbetet serioze. Crotone është është paralizuar nga shirat, ndërsa cikloni pritet të lëvizë drejt jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME