Categories Lajme

VIDEO\Në Vlorë qytetarët nuk i rezistojnë detit, lahen edhe pse është e ndaluar

Në një tjetër kohë plazhet e Vlorës do të ishin të tejmbushur me pushues jo vetëm nga Vlora por nga mbarë vendi. Por edhe pse Vlora tashme është shpallur zonë e gjelbër ende  aktet normative të masave parandaluese të COVID-19 nuk lejojnë frekuentimin masiv të plazheve, ndërsa fundjava i ka tunduar të apasionuarit pas detit, megjithëse të lahesh është ende e ndaluar.

Të shumtë ishin sot qytetarët që kanë frekuentuar zonën jugore të Ujit të ftohtë, të cilët nuk i ka penguar as temperatura jo e përshtatshme e ujit.  “Pjesërisht jetojmë në Vlorë, por nuk jam nga Vlora, jam nga Elbasani. Jam i apasionuar pas detit dhe sot koha është shumë e mirë. Është dita e katër që kam hyrë në det. Për lëvizjen varet se nëqoftëse do ishim në Durrës, zonë e kuqe, lëvizjet duhet të ishin më të kufizuara. Këtu kaq kohë sa jme gjendja duket optimale,”-shprehet një qytetar.

‘Zgjodha këtë vend se është më qetë dhe s’ka polici. Po rrimë në diell se uji është akoma i ftohtë. Plazhet duhet lejuar se njerëzit nuk duhet të mbyllen. Të mbahen distanca dhe të zbatohen rregullat, por njerëzit të mos qëndrojnë të mbullur. Varet të shoh nëse bukën do ta marr me vete,”-shprehet një tjetër qytetar.

‘Koha është shumë e bukur, vijmë gjithmonë këtu se shplodhemi. Nga policia s’kam frikë. Ne nuk rrimë në grumbuj, por mbajmë distancën. Rrimë për gjysmë ore, një ore, pastaj shpërndahemi,”-shprehet një tjetër qytetar. Shumë persona kanë ardhur nga qytetet e tjera për të bërë plazh, por janë ndaluar nga policia në hyrje të qytetit. Disa prej tyre kanë patur autorizim, ndërsa disa të tjerë jo dhe për këtë arsye janë gjobitur. Edhe nga ata që kanë patur autotizime janë vërenjtur abuzime, pasi kanë nxjerrë leje për arsye të tjera dhe po shkojnë të lahen në plazh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME