fbpx
Lajme

VIDEO\Shiroka një zonë turistike në një qilim spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane

Shiroka, një zonë turistike e cila shtrihet në bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës i është nënshtruar projektit të Rilindjes Urbane. Kryeministri Edi Rama përcolli pamje të zonës turistike e cila ishte lënë në harresë nga bashkia e Shkodrës. “Mirëmëngjes, me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të vijës liqenore të qytetit”, deklaroi Kryeministri Rama. Falë këtij investimi, Shiroka pritet të kthehet në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit. Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasadave, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button