Lajme

VIDEO\Vlora në normalitet të plotë, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë

Vlora në normalitet të plotë, pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Të gjitha rrugët të kalueshme qysh në orët e paradites. Drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Shkëlqim Leskaj flet për punën e realizuar dhe angazhimin maksimal të të gjithë punonjësve.

Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së kaluar, situata në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës është rikthyer në normalitet.

Vlora është zgjuar sot në normalitet të plotë dhe kjo falë punës së punonjësve të Ujësjellës-Kanalizimeve bashkia Vlorë, të cilët gjatë gjithë natës ishin në terren, në ndjekje të situatës.

Largimi në një kohë të shkurtër i ujit nga rrugët e qytetit, erdhi si pasojë e punës së vazhdueshme për normalizimin e situatës, por edhe e ndërhyrjeve të shpeshta në rrjetin e kanalizimeve. Me mjete të specializuara, si dhe angazhimin e të gjitha strukturave u arrit normalizimi i plotë i situatës. Falë angazhimit intensiv gjatë gjithë natës e ditën e sotme Vlora i është rikthyer normalitetit.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close