Lajme

Vidhnin dyqane në Fier, dy në pranga, vëllezërit e tyre në hetim e kërkim

Katër persona janë vënë në akuzë për 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e qytetit të Fierit.

Dy prej tyre kanë rënë në pranga. Policia arrestoi shtetasit E. M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier ,vëllai i shtetasit G. M., si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier, vëllai i shtetasit A. M.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10 korrik kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj; në datën 10 korrik kanë vjedhur  bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S; në datën 12 korrik kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close