Vjedhja e energjisë në Krujë, ka çuar në zbulimin e një laboratori që përdorej për prodhimin e Bitcoin në Krujë.
Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për shpenzimin e lartë të energjisë. Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale.