Lajme

Vidhnin ora Rolex dhe sende ari, përfundojnë në burg 5 shqiptarët

Pesë shqiptarë, të akuzuar për vjedhjen e orave Rolex dhe sendeve të arit, u arrestuan nga policia italiane, ndërsa në automjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan edhe 4 mijë euro, për të cilat ata nuk qenë në gjendje të tregonin origjinën. Mediat italiane shkruajnë, se policia ushtroi kontroll në banesat e tyre në Marcianise, ku ishin të pranishëm edhe tre shqiptarë të tjerë dhe iu gjetën bizhuteri të shumta prej ari, orë të markave të ndryshme përfshirë “Rolex”, unaza dhe gjerdanë për të cilat ata nuk mundën të tregonin se ku i kishin gjetur. Pas një sërë veprimesh hetimore, pesë shqiptarët u çuan në disa komuna të provincës së Avelinos në të cilat kishin kryer vjedhje, me qëllim që personat e rënë preh e grabitjeve, të paraqiteshin për të njohur mallrat që u kishin vjedhur dhe nëse mund t’i identifikonin hajdutët.Pas hetimeve, rezultoi se grupi i hajdutëve shqiptarë ishte autor i së paku dy grabitjeve të kryera në Rotondi më 28 tetor dhe 5 nëntor.Të arrestuarit, në fund të hetimit, u shoqëruan në burgun e Santa Maria Capua Vetere

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button