
Një 29-vjeçar me iniciale E.B. është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se vidhte pasqyrat e automjeteve dhe më pas i shiste ato.
Policia bën me dije se kanë marrë disa kallëzime dhe janë vënë në ndjekje të të riut duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vidhte pasqyrat e automjeteve dhe i shiste ato, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan. Si ra policia në gjurmët e tij
Vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë po për vjedhje.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.
29-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë , ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasqyrat”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.