Categories Lajme

Kapen 6 vajza dhe dy djem në Shkodër. Shpallen në kërkim 3 të tjerë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë për mashtrime kolosale në fushën kompjuterike. Sipas njoftimit zyrtar janë arrestuar 6 shtetase: E.K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe, si dhe dy djem. Në kërkim janë shpallur çifti polak dhe një shtetas tjetër shqiptar. Njoftimi i Policisë: Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “North Forex”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. Vihen në pranga 8 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike. Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. W., 27 vjeç (shtetas polak), A. S., 21 vjeçe (bashkëjetuesja e tij) dhe K. M., 38 vjeç.Këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një  skemë që kryesohej nga shtetasi polak P. W., i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Y. D., K. M. dhe N. T. Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. W., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.

Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME