Lajme

Vihen pas hekurave dy vëllezërit në Pogradec, dërgonin në maqedoni me varka hashash

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Pogradec, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij.

35-vjeçari Adrian Papajanis dhe vëllai i tij Fatjon Papajanis, 29 vjeç , mesohet se dergonin has hash nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur liqenin e Ohrit.

35-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të conte 1 kg , sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motorra uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: