Categories Lajme

Vihet në operim linja 110kV Kombinat-Selitë/ OST nis heqjen e linjave ajrore

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon se është vënë në operim linja 110kV Kombinat-Selitë, një investim i lënë përgjysëm në vitin 2011 dhe i përfunduar tashmë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

“Pas ndërtimit të nënstacionit të ri 110 kV të Kombinatit, starton projekti tejet i rëndësishëm i ndërtimit të linjave kabllore në kryeqytet si dhe ndërtimi i nënstacionit të ri 400kV Tirana 3, që do të garantojë furnizim të sigurt me energji elektrike për të gjithë banorët e kryeqytetit dhe do t’i hapë rrugë zhvillimit urban nëpër zona ku deri tani linjat ajrore e kanë penguar atë”, thuhet në deklaratën e MIE-s.

Sipas MIE-s, OST së shpejti nis heqjen e linjave ajrore, shtyllave dhe përcjellësave të ndërtuara shumë vite më parë, të cilat kalojnë në afërsi të banesave dhe bizneseve, duke eleminuar kështu çdo rrezik që cënon sigurinë e jetesës së qytetarëve, por njëkohësisht duke shmangur edhe një pengesë për legalizimin e këtyre objekteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME