Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me masa ajrore të thata por njëkohësisht të acarta. Moti sot do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Veri – Verilindje 2-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do ketë erë intensive me shpejtësi deri në 15-20/sek. Valëzimi në dete parashikohet me forcë 3-4 ballë. Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.
Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër -5/7 Diell ngrica/acar Kukës -13/3 Diell ngrica/acar Lezhë -5/8 Diell ngrica/acar Dibër -14/-0 Diell ngrica/acar
Durrës -5/10 Diell ngrica/acar Tiranë -6/8 Diell ngrica/acar Elbasan -10/6 Diell ngrica/acar Berat -7/10 Diell ngrica/acar Vlorë -4/9 Diell ngrica/acar Korçë -12/-0 Diell ngrica/acar Gjirokastër -8/8 Diell ngrica/acar Sarandë -5/9 Diell ngrica/acar.