Lajme

Vijon bojkoti, avokatë të Kurbinit, Lezhës e Krujës sërish në protestë

Avokatët e Kurbinit, Lezhës e Krujës kanë protestuar edhe sot para gjykatës së Krujës.

Ata kanë vijuar reagimin kundër hartës se re gjyqësore duke bojkotuar seancat gjyqësore dhe shkaktuar zvarritje të proceseve për një kauzë të cilën e konsiderojnë me pasoja shumë më të mëdha për qytetarët dhe grupet e interesit se ato të shkaktuara nga bojkoti aktual.

Në gjykatën e Krujës avokatët përfaqësojnë palët vetëm në seancat e masave të sigurisë, ose urdhrat e mbrojtjes. Edhe deputetja demokrate e Krujës Andia Ulliri ka dalë në mbështetje të avokatëve dhe bojkotit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close